Senatorja amerikane kërkon ndryshimin që mund t’ia kishte shpëtuar jetën Bryantit

Basketboll

Senatorja amerikane kërkon ndryshimin që mund t’ia kishte shpëtuar jetën Bryantit

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 10:33
Senatorja amerikane kërkon ndryshimin që mund t’ia kishte shpëtuar jetën Bryantit

Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dianne Feinstein, i ka kërkuar Administratës Federale të Aviacionit ta bëjë kriter për helikopterët të jenë të pajisur me një sistem paralajmërues për terrenin, që hetuesit thonë se mund t’i kishte shpëtuar Kobe Bryant dhe tetë personat që vdiqën shkaku i rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonin më 26 janar.

Kur helikopteri me të cilin po udhëtonte legjenda e basketbollit Kobe Bryant u rrëzua në një kodër plot mjegull në Los Angeles të dielën, duke i lënë të vdekur të gjithë nëntë personat në të, piloti i cili po tentonte t’i shmangej reve nuk e kishte autoritetin ligjor ta drejtonte atë helikopter me instrumentet e tij sepse pronari i helikopterit nuk e kishte certifikatat e nevojshme federale.

Disa ditë pas aksidentit, hetuesit treguan se si besojnë ata se u rrëzua helikopteri, duke i detajuar momentet finale të fluturimit që ka tronditur botën e sportit për shkak të reputacionit global të ish-basketbollistit të LA Lakers.

Bordi Kombëtar për Siguri në Transport (NTSB) ka bërë të ditur se helikopteri Sikorsky S-76 B me dy motorë kishte tentuar të ngjitet për t’iu shmangur një shtrese resh, gjë për të cilën piloti Ara Zobayan mori leje nga kontrolluesit e trafikut ajror, para se ta bënte një kthesë të fortë në ta majtë duke u rrëzuar.

Nga ai moment, NTSB beson se helikopteri ra poshtë me shpejtësi rreth 40 kilometra në orë dhe u përplas në një kodër 60 sekonda më vonë, duke shpërthyer në flakë menjëherë. Homendy tha se retë, mjegulla dhe dukshmëria e dobët të raportuar në zonë të dielën janë detaje kyçe në këtë hetim, që do të zgjasë të paktën një vit për t’u kompletuar.

Helikopteri nuk ishte i pajisur me ndonjë sistem paralajmërues për terrenin, që do të mundë të alarmonte pilotin se helikopteri ishte shumë afër me kodrën. Ai s’kishte as kuti të zezë, pasi që për atë lloj helikopteri nuk kërkohej një gjë e tillë. Kutia e zezë do ta bënte më të lehtë të kuptoheshin rrethanat e aksidentit.

“Për t’u siguruar që tragjedi të tilla nuk ndodhin sërish, unë kërkoj që Administrata Federale e Aviacionit ta fillojë procesin ligjor për t’ia bërë kërkesë të gjithë helikopterëve komercialë që operojnë në SHBA ta kemi sistemin paralajmërues për terrenin”, shkroi Feinstein në një deklaratë të publikuar.

Administrata Federale e Aviacionit vetëm ka thënë se do t’i përgjigjet kërkesës së Feinstein brenda një afati kohor të përshtatshëm. Për momentin, ky sistem është kriter vetëm për helikopterët që shërbejnë për operacione si ambulancë ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat