Ja çfarë do të ndodh më 24 shkurt për nder të sportistit të madh që humbi jetën

Basketboll

Ja çfarë do të ndodh më 24 shkurt për nder të sportistit të madh që humbi jetën

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 10:53
Ja çfarë do të ndodh më 24 shkurt për nder të sportistit të madh që humbi jetën

Ceremonia përkujtimore për Kobe Bryant dhe tetë personat e tjerët të vrarë në janar pasi helikopteri u përplas do të mbahet në “Staples Center” në Los Angeles më 24 shkurt.

Data 24/2 shihet si simbolikë për numrin e Kobe Bryant dhe atë të vajzës së tij. Gianna, 13 vjeçare gjithashtu u humbi jetën kur helikopteri i drejtuar për një turne basketbolli, u përplas si pasojë e mjegullës të dielën në mëngjes.

Tjetër viktima ishin bashkëlojtaret e Giannas Alyssa Altobelli dhe Payton Chester; prindërit e Alyssas, John dhe Keri; Nëna e Payton, Sarah; asistentja e trajneres së basketbollit të femrave, Christina Mauser dhe piloti i helikopterit.

“Staples Center” gjithashtu është shtëpia e Los Angeles Clippers. Për shkak se është paraparë të luhet ndeshja ndaj Memphis në mbrëmjen e 24 shkurtit, ceremonia do të mbahet me gjasë gjatë ditës.

Arena zë rreh 20 mijë njerëz për eventet jashtë sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat