Aksidenti i Kobe Bryant, vjen lajmi i fundit nga hetimet

Basketboll

Aksidenti i Kobe Bryant, vjen lajmi i fundit nga hetimet

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 23:34
Motorët e helikopterit të Bryant nuk treguan shenja dështimi

Të dy motorët e helikopterit luksoz që u rrëzua në një kodër të pjerrët, duke vrarë ikonën e basketbollit Kobe Bryant dhe tetë persona tjerë që ndodheshin në bord, nuk treguan asnjë shenjë “dështimi të brendshëm”, kanë thënë sot hetuesit federalë.

Në raportin e përkohshëm të lëshuar nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), shkruan se nuk janë gjetur shenja të dukshme të problemeve mekanike që mund të kishin shkaktuar rrëzimin e helikopterit ku ndodhej basketbollisti 41 vjeçar me vajzën e tij 13 vjeçare dhe shtatë persona të tjerë, shkruan Reuters.

Sidoqoftë, ky raport nuk e përjashton mundësinë që më vonë pasi të ekzaminohen gjërat më hollësisht, të identifikohet ndonjë shkaktar i rrëzimit të helikopterit.

Anëtarja e bordit e NTSB-së, Jennifer Homendy, ka thënë se mjegulla dhe dukshmëria e kufizuar e raportuar në afërsi ku ndodhi aksidenti, do të jetë pjesa kryesore e hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat