Boston fiton ndaj Atlantas

Basketboll

Boston fiton ndaj Atlantas

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 13:07
Boston fiton ndaj Atlantas

Kampioni aktual në NBA, Toronto Raptors ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe kanë mposhtur Indiana Pacers.

Ekipi kanadez e fitoi sfidën e zhvilluar në “Bankers Life Fieldhouse” me 9 pikë dallim, 106:115.

Fitorja ndaj Pacers ishte e 13-ta me radhë për Toronto Raptors që janë duke kaluar nëpër një formë fantastike.

Serge Ibaka ishte më meritori për këtë fitore të Raptors me 22 pikë e 10 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u dallua Fred Van Vlet që shtoi 20 pikë të tjera.

Te vendasit më efikasi ishte qendra lituaneze Sabonis me 19 pikë e 16 kërcime, por që mbeti vetëm për statistika.

Për Raptors fitorja ndaj Pacers ishte e 38-ta këtë edicion teksa kanë edhe 14 disfata dhe zënë vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Në anën tjetër Pacers pësuan edhe humbjen e 21-të këtë edicion kundrejt 31 fitoreve që kanë. 

Rezultatet nga takimet tjera

Philadelphia 76ers – Memphis Grizzlies 119:107

Washington Wizards – Dallas Mavericks 119:118

Boston Celtic – Atlanta Hawks 112:107.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat