Rahoveci me shqetësim ka pranuar informacionin, iu bënë thirrje Policisë...

Basketboll

Rahoveci me shqetësim ka pranuar informacionin, iu bënë thirrje Policisë...

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 18:13
Rahoveci me shqetësim ka pranuar informacionin, iu bënë thirrje Policisë...

Klubi i Basketbollit Rahoveci me shqetësim ka pranuar informacionin se mjeti transportues i dy gjeneratave të reja të skuadrës së Yllit, është dëmtuar nga personat të paidentifikuar.

KB Rahoveci dënon çdo akt të dhunës që nuk i përket frymës sportive, ndërsa u bënë thirrje Policisë së Kosovës dhe organeve tjera relevante që të identifikojë personat që kryen një akt të tillë.

KB Rahoveci po ashtu fton edhe KB  Golden Eagle Ylli që të mos bëjë deklarime të pamatura, duke e lidhur incidentin në fjalë me çështjen e sigurisë gjatë turneut FINAL 8.

Lidhja e këtyre veprimeve nuk i kontribuon frymës sportive, dhe mbi gjitha rrit tensionet mes palëve, për çka ne nuk jemi të interesuar, shpresojmë edhe ju.

Ne ia kujtojmë skuadrës nga Suhareka se KB Rahoveci është klubi më i organizuar në vend, madje në zhargonin basketbollistik kosovar shquhemi si shkëndija që i dha entuziazëm këtij sporti në vendin tonë.

Qytetarët e Komunës së Rahovecit janë njerëzit më mikpritës në Kosovë, e kjo u dëshmua në edicionin e kaluar të turneut.
Klubi ynë dhe task-forca e angazhuar për FINAL 8 ka bërë gati edhe detajin më të vogël për mbarëvajtjen sa më të mirë të garës, në të gjithë aspektet.

Andaj, s'na mbetet gjë tjetër veçse t'iu ftojmë në Rahovec dhe ta shijoni spektaklin më të madh në basketbollin kosovar epokën e pasluftës.
Mirë se vini, reagon Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat