NBA: Atlanta fiton pas dy shtesash, Westbrook nuk mjafton për Houston

Basketboll

NBA: Atlanta fiton pas dy shtesash, Westbrook nuk mjafton për Houston

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 13:11
NBA: Atlanta fiton pas dy shtesash, Westbrook nuk mjafton për Houston

Mori fund seria prej 4 fitoresh radhazi e New York Knicks dhe kjo ndodhi në transfertën ndaj Atlanta Hawks, që rezultoi të ishte një sfidë spektakolare dhe për të përcaktuar fituesin u desh luajtja e dy kohëve shtesë.

Në “State Farm Arena” të Atlantës, ishin miqtë ata që e nisën më mirë sfidën dhe arritën të krijojnë një avantazh të konsiderueshëm, por dy fraksionet e radhës folën për Hawks, që përmbysën gjithçka dhe kaluan plot 11 pikë në avantazh.

Megjithatë Knicks reaguan në mënyrë perfekte në pjesën e fundit dhe arritën të rikthejnë baraspeshën, ndërsa më pas u desh të luhej dy herë koha shtesë, për të përcaktuar fituesen, qwë ishte Atlanta me shifrat 140-135.

Basketboplisti 21-vjeçar i Atlantës, Trae Young ishte protagonist në mbrëmjen e djeshme, duke arritur të shënojë 48 pikë, të rikuperojë një top dhe të japë 13 asiste, ndërsa për Knicks spikati Julius Randle me 38 pikë, 13 rikuperime dhe 5 asiste.

Los Angeles Clippers kanë lënë menjëherë pas krahëve humbjen në transfertën ndaj Minnesotta Timberëolves, pasi ia dolën të marrin një fitore të thellë 92-133, në sfidën e zhvilluar në Cleveland përballë vendasve të Cavaliers.

Të udhëhequr nga dyshja Lou Williams dhe Paul George, me 47 pikë, 11 rikuperime dhe 7 asiste të dy së bashku, Clippers nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren dhe arritën të jenë dominueës në të 4 fraksionet e lojës.

Houston Rockets zhgënjejnë sërish, këtë herë në “Toyota Center” përballë poblikut vendas, ku humbën vetëm me një pikë diferencë 113-114 përballë Utah Jazz. Vendasit vinin një disfate në transfertë ndaj Phoenix Suns dhe të gjithë prisnin reagimin, por në fund ishin Jazz që festuan.

Forma e mirë e Russel Westbrook, që realizoi 39 pikë, rikuperoi 6 topa dhe dha 4 asiste, nuk u shërbeu aspak Rockets, ndërsa vijon të mos bindë plotësisht basketbollisti tjetër i vendasve, Jamie Harden.

Në takimet e tjera, Philadelphia 76ers triumfoi me rezultatin 118-111 përballë Chicago Bulls, Washington Wizards u mposht në shtëpi me shifrat 99-106 nga Memphies Grizzlies, ndërsa Portland Trail Blazers fitoi 115-109 ndaj Miami Heat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat