Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Rahoveci – Trepça, që po zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës në basketboll.
Skuadra mysafire, Trepça ka shkuar në pushim me avantazh prej 8 pikëve ndaj Rahovecit.
Pjesa e parë e këtij dueli u mbyll me rezultatin 37-45, në të mirë të Trepçës.
Një atmosferë e jashtëzakonshme po zhvillohet në Palestrën Sportive “Mizahir Isma”.
Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë deri më tani në këtë duel – pasi kishte një fërkim mes tifozëve.