“Final 8” në Rahovec, në mbrëmje luhet super ndeshja

Basketboll

“Final 8” në Rahovec, në mbrëmje luhet super ndeshja

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 09:14
Sot zhvillohet dueli mes AS Prishtinës dhe Dritës në kuadër të Kupës së Ligës së Parë

”Final 8” i Kupës së Kosovës në basketboll do të vazhdojë agjedën e saj edhe në ditën e sotme, në palestrën ‘Mizahir Isma’.

Dje, Peja dhe Rahoveci u bën gjysmëfinalistët e parë në kuadër të trofeut të artë pasi mposhtën Ponte Prizrenin respektivisht Trepçën.

Në ditën e sotme, prej orës 14:00 zhvillohet dueli mes AS Prishtinës dhe Dritës në kuadër të Kupës së Ligës së Parë.

Në 16:30 fillon ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Feronikelit.

Ndërkohë, ndeshja më interesante e ditës është ajo mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit prej orës 19:00

E mërkurë, 12 shkurt

14:00 AS Prishtina – Drita (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi B Bashkimi – Feronikeli

19:00 Grupi C Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E enjte, 13 shkurt

14:00 Finalja e Ligës së Parë

16:30 Peja – Rahoveci

19:00 Gjysmëfinalja e Dytë

E shtunë, 15 shkurt

17:30 Finalja e Femrave

20:30 Finalja e Kupës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat