Varrosen Kobe Bryant dhe vajza e tij

Basketboll

Varrosen Kobe Bryant dhe vajza e tij

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 09:58
Kobe Bryant dhe vajza e tij

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, u varrosën në një ceremoni private pranë shtëpisë së familjes në Orange Country, javën e kaluar, sipas çertifikatave të vdekjes.

Një çertifikatë vdekjeje për Bryant, 41 vjeç, thotë se varrimi i tij u bë më 7 shkurt në Parkun përkujtimor, Corona del Mar, shkruan Los Angeles Times.

Varrimi i tij ishte planifikuar fillimisht të bëhej në parkun përkujtimor të “Westwood Village”, por ishte ndryshuar.

Ndërsa, është planifikuar të mbahet një homazh më 24 shkurt në Staples Center, për nder të Bryant dhe vajzës së tij.

Ikona e Lakers, Gianna dhe shtatë persona të tjerë, humbën jetën më 26 janar, pas rrëzimit të helikopterit.

Bashkëshortja e Kobe, Vanessa Bryant, përmes një postimi në Instagram, tha se nuk mund të pajtohet me faktin që Kobe dhe Gigi nuk janë më në mesin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat