Ja kur luhet finalja e madhe mes Yllit dhe Pejës

Basketboll

Ja kur luhet finalja e madhe mes Yllit dhe Pejës

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 00:19
Përballja mes këtyre dy ekipeve do të luhet të shtunën

KB Ylli dhe KB Peja kanë siguruar plasmanin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Suhareka eliminoi Prishtinën në çerekfinale dhe Bashkimin në gjysmëfinale, për të arritur finalen e parë të pasluftës.

Ndërkohë, pejanët eliminuan Ponte Prizrenin në çerekfinale ndërsa arritën të triumfonin edhe ndaj nikoqirit Rahoveci në gjysmëfinale.

Përballja mes këtyre dy ekipeve do të luhet të shtunën, me fillim nga ora 20:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat