Peja dje ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll pasi mposhti në finale ekipin e Yllit nga Suhareka.
Në Rahovec, ku ishte organizuar ‘Final 8’, prezent ishin shumë tifozë nga dy skuadrat.
E pas ndeshjes, një tifozë i Pejës bëri dicka të çmendur.
Ai kërceu nga tribuna ku ishin të vendosur tifozët pejan për ta përqafuar trofeun e fituar.
“Kika Kapeshnica të urojmë shërim sa më të shpejtë, faleminderit ty dhe Shqiponjave”, ka shkruar KB Peja në Facebook.
Tifozi në fjalë ka thyer këmbën pas këtij kërcimi.