Marmarinos pas fitores ndaj Islandës: Ky është vetëm fillimi

Basketboll

Marmarinos pas fitores ndaj Islandës: Ky është vetëm fillimi

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 23:06
Christos Marmarinos

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos, është shprehur i kënaqur me lojtarët pas fitores ndaj Islandës .

“Basketbollistët e arritën fitoren, jo unë. U angazhuan dhe nuk u dorëzuan për asnjë moment. Jam shumë krenar për lojtarët që patën një paraqitje të mirë”.

“Ky është mesazh se duam të vazhdojmë me fitore. Kishim edhe telashe, Jones dhe Bunjaku u lënduan”.

“Ne do të qëndrojmë së bashku dhe do të luftojmë së bashku. Dua të përgëzoj edhe Islandën për paraqitjen e mirë. Ky është vetëm fillimi, pasi na pret ndeshja me Luksemburgun dhe shpresoj që deri atëherë t’i përmirësojmë gabimet që patëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat