Bryant, kjo i kishte ndodhur pilotit të tij në vitin 2015

Basketboll

Bryant, kjo i kishte ndodhur pilotit të tij në vitin 2015

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:56
Bryant, kjo i kishte ndodhur pilotit të tij në vitin 2015

Lajmi më i përfolur në kohët e fundit padyshim është ai i ndarjes nga jeta e Koby Bryant, nga një aksident ajror me helikopterin e tij

Piloti që drejtonte helikopterin ishte Ara Zobajan, i cili ishte i njohur edhe më parë. Pikërisht këtij piloti në vitin 2015 ia kishin pezulluar lejen e drejtimit, për shkak se kishte shkelur rregullat e fluturimit, në lidhje me motin.

Asokohe Zobajan e kishte pranuar shkeljen se kishte udhëtuar me helikopterin e tij, ndonëse pamja ishte shumë e keqe, për shkak të motit.

Leja e drejtimit i ishte pezulluar atëherë, pro duket se Zobajan nuk kishte vënë mend nga ajo, teksa tashmë u përfshi edhe në një tragjedi, ku i mori jetën 8 personave të tjerë, ndër ta Koby Bryant dhe vajza e ti 13-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat