Vëllaznimi vazhdon me fitore në Ligën e Parë - Bota Sot
Vëllaznimi vazhdon me fitore në Ligën e Parë

Basketboll

Vëllaznimi vazhdon me fitore në Ligën e Parë

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 10:56
Vëllaznimi vazhdon me fitore në Ligën e Parë

Vëllaznimi ka vazhduar me fitore në Ligën e Parë, duke qenë skuadra e vetme që nuk di për humbje. Skuadra kuqezi ka shënuar fitore pa problem ndaj Boreas me rezultat 87:58.

Kuqezinjtë gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë në epërsi dhe fitorja nuk ishte e vështirë ndaj skuadrës, që ka një fitore dhe 10 humbje.

Prishtina e Re ka mundur Vushtrrinë me rezultat 88:82, një përballje që është vendosur në vazhdime, sepse koha e rregullt përfundoi 77:77. Prishtinasit tani kanë gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse vushtrriasit katër fitore dhe shtatë humbje.

Marigona Hill Prishtina ka mundur New Basket me rezultat 78:69. Marigona Hill Prishtina tani ka pesë fitore dhe gjashtë humbje, derisa New Basket dy fitore dhe nëntë humbje.

Ndeshja Istogu-AS Prishtina është shtyrë për më vonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat