Tensione në kuvendin e FBK-së, debat i ashpër mes delegatëve të Pejës dhe Rahovecit - Bota Sot
Tensione në kuvendin e FBK-së, debat i ashpër mes delegatëve të Pejës dhe Rahovecit

Basketboll

Tensione në kuvendin e FBK-së, debat i ashpër mes delegatëve të Pejës dhe Rahovecit

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 11:01
Kuvendi i punës i FBK-së

(E plotësuar) - Është duke u mbajtur kuvendi i rregullt i punës së Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ani pse tri pikat e para u votuan pa ndonjë problem, tensionet u rritën në momentin kur Art Gashi nga Peja mori fjalën dhe deklaroi se ushtruesi i detorës së komisarit të garave, Faton Kurshumlija është totalisht jo adekuat.

“Dënimet të cilat i kemi marrë ne nga FBK pas organizimit të Kupës se Kosovës në Rahovec janë shumë absurde. Nuk po e di a dëshironi që borxhet e juaja t’i shlyeni me dënimet tona apo çfarë. E keni cekur se ka fyerje nga ato fyerje askush nuk ka mbet shtatzënë” tha ndër tjerash Gashi.

I menjëhershëm ishte reagimi i ish-kryetari të Rahovecit i cili u shpreh se këto dënime duhet të ishin më të mëdha.

“Mendoj që këto dënime duhet të ishin më të mëdha. Sa i përket asaj fjalës që me ato fyerje askush nuk ka mbet shtatzënë është e turpshme pasi aty ka pas fëmije e femra”, tha Hoxha.

Fillon kuvendi i punës i FBK-së

Ka filluar kuvendi i punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Hapjen e këtij kuvendi e bëri kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, i cili së pari zgjodhi trupat punues, kryesinë e punës, komisionin verifikues dhe procesmbajtësin.

Kujtojmë që ky kuvend gjithsej ka këto pikat të rendit të ditës:

Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës të datës 3.3.2019

Raporti i Punës të FBK-së për vitin 2019

Raporti Financiar dhe auditimi për vitin 2019

 

Plani i Veprimit për vitin 2020

Draft Buxheti për vitin 2020

Plani i Marketingut për vitin 2020

Ndryshimet Statutare

Themelimi i Qendrës Kombëtare të Basketbollit

Të Ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat