Fetahu ka prezantuar edhe Planin e Veprimit për vitin 2020

Basketboll

Fetahu ka prezantuar edhe Planin e Veprimit për vitin 2020

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 16:00
Fetahu ka prezantuar edhe Planin e Veprimit për vitin 2020

Të shtunën në “Hotel International Prishtina & SPA” është mbajtur Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Kuvendin e hapi Arben Fetahu, kryetar i FBK-së, derisa ishin 38 delegatë nga 43 sa janë gjithsej.   Në këtë Kuvend është diskutuar për disa çështje, që ishin të parapara në Rendin e Ditës.

Pas votimit të Rendit të Ditës është bërë aprovimi i procesverbalit nga Kuvendi i Punës i datës 3.3.2019. Më pas është prezantuar Raporti i Punës i FBK-së për vitin 2019 nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, që para të pranishmëve ka paraqitur të arriturat dhe aktivitetet e zhvilluara në vitin e kaluar. Pas miratimit të kësaj pike është prezantuar Raporti Financiar dhe auditimi për vitin 2019.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka folur para delegatëve për vështirësitë që kanë pasur në vitin e kaluar, por edhe sukseset, duke theksuar se mbetet me shpresë së të ardhurat do të rriten, pasi ka hyrë në fuqi edhe Ligji për Sponsorizim. Edhe kjo pikë e ditës është kaluar me shumicë votash. Fetahu ka prezantuar edhe Planin e Veprimit për vitin 2020, Planin e Marketingut për vitin 2020, Ndryshimet Statutare dhe Themelimin e Qendrës Kombëtare të Basketbollit. Edhe këto pika janë votuar me shumicë votash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat