LeBron James për MVP? Impakt i jashtëzakonshëm i ‘Mbretit’ te Lakers

Basketboll

LeBron James për MVP? Impakt i jashtëzakonshëm i ‘Mbretit’ te Lakers

Më: 1 mars 2020 Në ora: 00:46
LeBron James

MVP – çmimi që ndahet për lojtarin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA si çdo herë në vitet e fundit, edhe këtë vit gjen LeBron Jamesin në garë.

Ndonëse Giannis Antetokounmpo dhe James Harden janë dy favoritët, afër me ta qëndron edhe LeBron James.

James ka një impakt të jashtëzakonshëm te skuadra e Lakers, gjë që tregohet edhe nga statistikat.

Me ‘Mbretin’ në parket, Lakers janë skuadra e parë në aspektin sulmues dhe e treta në mbrojtje.

Kurse, kur ‘Mbreti’ ka minuta për pushim në dispozicion, skuadra e tij është e 17-a në aspektin sulmues, kurse e 16-a në mbrojtje.

LeBron gjithashtu këtë sezon po regjistron edhe numrin më të madh të asistimeve për ndeshje.

Ky është sezoni numër 17 për ‘Mbretin’, por nuk po tregohen shenja të ngadalësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat