‘Mbreti’ i jashtëzakonshëm, inspiron fitoren e Lakers me triple-double

Basketboll

‘Mbreti’ i jashtëzakonshëm, inspiron fitoren e Lakers me triple-double

Më: 2 mars 2020 Në ora: 10:26
Lakers

E ardhmja dhe e tashmja e NBA u përplasën në New Orleans të dielën ndërsa Pelicanët e Zion Williamson shkuan kokë më kokë me LeBron James dhe Los Angeles Lakers.

Vetëm disa ditë pasi Lakers mposhtën Pelicans me nëntë pikë në LA, ndeshja e kthimit sërish vuri në një duel James dhe Williamson.

16 herë All-Star e përfundoi ndeshjen me triple-double – 34 pikë, 12 kërcime dhe 13 asistime – për të ndihmuar LA në një fitore emocionuese 122-114, ndërsa 19-vjeçari Williamson mbylli takimin me më së shumti pikë të shënuar në karrierë 35 sosh.

Fitorja i përmirëson rekordin Lakers që gjenden të parët në Konferencën Perëndimore, teksa Pelicans duhet të bëjnë sforco të madhe për të siguruar një vend që të dërgon në ‘play-off’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat