Nigel Johnson, MVP i xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës

Basketboll

Nigel Johnson, MVP i xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës

Më: 2 mars 2020 Në ora: 16:05
Nigel Johnson

Xhiroja e 26-të e Superligës së Kosovës në basketboll ka dhuruar ndeshje shumë interesante.

Derbi i kësaj jave u zhvillua në Therandë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, që përfundoi 77:84 për pejanët.

Më i merituari për këtë fitore padyshim ishte Nigel Johnson me 35 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.

Kjo bëri që Johnson të jetë basketbollisti më i mirë i javës së 26-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat