Pesë shtete marrin pjesë me ekipet e djemve dhe vajzave

Basketboll

Pesë shtete marrin pjesë me ekipet e djemve dhe vajzave

Më: 3 mars 2020 Në ora: 10:18
Pesë shtete marrin pjesë me ekipet e djemve dhe vajzave

Nga 13 deri më 16 mars, në Prishtinë do të organizohet turneu në basketboll për Zhvillimin e Gjeneratave të Reja (YDF) të FIBA Evropës.

Në këtë turne do të marrin pjesë: Kosova, Maqedonia Veriore, Turqia, Rumania dhe Bullgaria. Turneu do të jetë në të dyja konkurrencat për kategorinë U15. Pesë shtete marrin pjesë me ekipet e djemve dhe vajzave.

Ndeshjet për katër ditë me radhë do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe palestrën ‘1 Tetori’.

Turneu më parë ishte organizuar në Rumani, Bullgari dhe Maqedoninë Veriore, derisa pas Kosovës, do të organizohet në Turqi, gjatë qershorit të këtij viti.

Basketbollistët dhe basketbollistet e Kosovës do të mund të fitojnë përvojë nga ky turne dhe të jenë të gatshëm për Përfaqësueset e reja të Kosovës.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e katër vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat