KBF Vëllaznimi do të organizojë një aktivitet të përbashkët

Basketboll

KBF Vëllaznimi do të organizojë një aktivitet të përbashkët

Më: 3 mars 2020 Në ora: 10:21
KBF Vëllaznimn do të organizojë një aktivitet të përbashkët

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA Evropën, UN Women Kosova, Komunën e Gjakovës dhe KBF Vëllaznimin do të organizojnë një aktivitet të përbashkët për vajzat në basketboll.

Aktiviteti do të organizohet më 8 mars prej orës 12:00 deri në 15:00 në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë në kuadër të kampanjës së FIBA Europe Girls’ Program, “Her World, Her Rules”.

Aktiviteti ka për qëllim sensibilizimin e vajzave për tu marr me sport, në këtë rast me basketboll, andaj FBK në bashkëpunim me organizatorët e tjerë kanë paraparë lojëra të ndryshme dhe argëtim përgjatë tri orëve sa do të zgjas ky aktivitet.

Me këtë rast ftojmë të gjitha vajzat nga Gjakova të moshës 16 vjet e më të rritura që janë të interesuara të praktikojnë basketbollin të na bashkëngjiten në këtë aktivitet të dielën prej orës 12:00.

"Her World, Her Rules" është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim të promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.  

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e dy vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt, ku FIBA Evropa pas evaluimit të vitit të parë të projektit të FBK-së, ka vendosur që të vazhdojë mbështetjen edhe për një vit tjetër për FBK-në, e cila ka arritur që të rrisë numrin e vajzave të reja që e praktikojnë basketbollin, dhe njëkohësisht duke e rritur edhe numrin e klubeve të femrave.

Federata e Basketbollit e Kosovës është e vendosur që të punojë në masivizimin e basketbollit femëror, dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program dhe kampanja “Her World, Her Rules” është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat