Nets mposhtin Bostonin

Basketboll

Nets mposhtin Bostonin

Më: 4 mars 2020 Në ora: 10:54
Davis

Ka përfunduar edhe një xhiro në ligën më atraktive të basketbollit në botë, NBA, derisa shumica e rezultateve ishin të pritura.

Në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në mes të LA Lakers dhe Philadelphia 76ers, fitore shënuan Lakers me rezultat 120-107.

Më i dalluari në këtë fitore të Lakers ishte Anthony Davis me 37 pikë e 13 kërcime.

Ndeshje tjetër interesante ishte edhe ajo në mes të Oklahoma City Thunder dhe Los Angeles Clippers, ku fitore shënuar Clippers me rezultat 109-94.

Më i dalluari dhe më meritori në këtë fitore të madhe të Clippers ishte Andrew Wiggins me dyshifror të dyfishtë me 22 pikë dhe 10 asistime.

Takim interesant ishte edhe ai në mes të Brooklyn Nets dhe Boston Celtics, ku ndeshja nuk përfundoi me kohën e rregullt.

U deshën vazhdimet për ta zgjedhur fituesin dhe ata ishin Nets, të cilët triumfuan 129-120.

Charlotte Hornets 103-104 San Antonio Spurs

New Orleans Pelicans 134-139 Minnesota Timberwolves

Denver Nuggets 100-116 Golden State Warriors

Phoenix Suns 114-123 Toronto Raptors

Sacramento Kings 133-126 Washington Wizards.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat