Antetokounmpo flet për inspirimin që merr nga LeBron James

Basketboll

Antetokounmpo flet për inspirimin që merr nga LeBron James

Më: 5 mars 2020 Në ora: 21:35
Antetokounmpo dhe James

MVP i NBA, Giannis Antetokounmpo, ka dhënë disa komente lidhur me LeBron James.

LeBron është padyshim një nga lojtarët më të mirë në NBA. ‘Mbreti’ po luan sezonin e tij numër 17, por nuk po tregon shenja ngadalësimi.

Kjo gjë duket se po e inspiron edhe favoritin për MVP e radhës, Antetokounmpo, i cili ka shprehur admirimin e tij për James.

“Shumë herë ne mendojmë se ‘mirë, do të pensionohemi me 35 vite’. Por, ne po shohim një djalë me 35 vite, i cili është akoma në mesin e tre lojtarëve më të mirë në botë” ka thënë Giannis, transmeton lajmi.net.

“Kjo na bën që ne të duam të jemi aty” ka shtuar tutje Antetokounmpo.

Giannis dhe LeBron kanë qenë dy lojtarët më të votuar në ‘All Star’ dhe vinin skuadrat e tyre përballë njëra tjetrës. Atë ndeshje e fitonte LeBron.

Gjithashtu, bazuar në rekordin e sezonit të rregullt, LeBron dhe Giannis mund të takohen lehtë edhe në finalet e ‘Play Off’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat