Prishtina rikthen Antonis Constantinides në krye të stolit - Bota Sot
Prishtina rikthen Antonis Constantinides në krye të stolit

Basketboll

Prishtina rikthen Antonis Constantinides në krye të stolit

Më: 5 mars 2020 Në ora: 23:53
Antonis Constantinides

KB Prishtina ka zyrtarizuar Antonis Constantinides në krye të stolit të skuadrës.

KB Prishtina ishte pa trajner tash e disa ditë, por sot ata kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes me trajnerin nga Qipro që udhëhiqte skuadrën edhe më parë.

Antonis kishte drejtuar Prishtinën gjatë vitit 2016, kur fitonte Ligën Ballkanike, Kupën e Kosovës dhe titullin e Kosovës.

Më poshtë ua përcjellim njoftimin e plotë të KB Prishtinës, për marrëveshjen me Constantinides.

ZYRTARE!

RIKTHEHET Tony

Antonis Constantinides, kryetrajneri i mirënjohur Qipriot i cili nuk ka nevojë për prezantim, do ta merr drejtimin e klubit deri në fund të sezonës.

Constaninides i cili ishte në drejtim të klubit edhe në vitin 2016, e përfundoi atë sezonë me sukses historik duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm ate të Ligës Ballkanike, Titullin Kampion i Kosovës si dhe Kupën e Kosovës.

Welcome back To the Home of Champions Champ!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat