Prishtina rikthen Antonis Constantinides në krye të stolit

Basketboll

Prishtina rikthen Antonis Constantinides në krye të stolit

Më: 6 mars 2020 Në ora: 00:47
Antonis Constantinides

KB Prishtina ka zyrtarizuar Antonis Constantinides në krye të stolit të skuadrës.

KB Prishtina ishte pa trajner tash e disa ditë, por sot ata kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes me trajnerin nga Qipro që udhëhiqte skuadrën edhe më parë.

Antonis kishte drejtuar Prishtinën gjatë vitit 2016, kur fitonte Ligën Ballkanike, Kupën e Kosovës dhe titullin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat