Fundjava e Final 4 për U12 dhe U14

Basketboll

Fundjava e Final 4 për U12 dhe U14

Më: 6 mars 2020 Në ora: 15:59
Fundjava e Final 4 për U12 dhe U14

Gjatë fundjavës në palestrën sportive “Adem Jashari” në Kastriot (ish-Obiliq) do të zhvillohen ndeshjet e Final 4 për kategorinë U12 dhe U14 në konkurrencën e meshkujve.

Në gjysmëfinale të U12 do të takohen Trepça-Megasport dhe Marigona Hill-M Junior. Ndërkohë, finalja për këtë kategori do të zhvillohet të dielën nga ora 10:00.

Në Final 4 të kategorisë U14 do të përballen Marigona Hill-Mitrovica dhe Bashkimi-M Junior. Finalja zhvillohet të dielën nga ora 12:00.

Orari

Final 4 për U12

E shtunë

11:00 Trepça - Megasport

12:30 Marigona Hill - M Junior

Final 4 për U14

E shtunë

14:00 Marigona Hill - Mitrovica

15:30 Bashkimi - M Junior

Finalet

E diel

Finalja e U12 në ora 10:00

Finalja e U14 në ora 12:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat