LeBron James: Çmimi i MVP nuk më motivon

Basketboll

LeBron James: Çmimi i MVP nuk më motivon

Më: 6 mars 2020 Në ora: 22:49
LeBron James

'Mbreti’ i NBA ka dhënë disa komente interesante lidhur me çmimin MVP.

Çmimi MVP në NBA ndahet për lojtarin më të mirë. Ky çmim ndahet në sezonin e rregullt dhe në finalet e ‘Play Off’.

LeBron gjithmonë është në mesin e lojtarëve favorit për këtë çmim, njësoj sikur edhe këtë vit, por duket se ky çmim nuk e motivon ‘Mbretin’.

“MVP i sezonit të rregullt nuk më ka motivuar kurrë” citohet të ketë thënë James, nga ‘Bleacher Report’.

“Të jem i sinqert, secila ndeshje e lojës më ka motivuar mua” ka shtuar ‘Mbreti’.

James këtë sezon prinë ligën e NBA në numrin e asistimeve dhe është në mesin e realizatorëve më të mirë. Gjithashtu, skuadra e tij mban rekordin më të mirë në konferencën perëndimore, çka bën që ai të jetë kandidati kryesor me Giannis Antetokounmpo e James Harden në garën për MVP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat