Joakim Noah arrin marrëveshje me Clippers

Basketboll

Joakim Noah arrin marrëveshje me Clippers

Më: 6 mars 2020 Në ora: 23:57
Joakim Noah

Joakim Noah me shumë gjasë do t’i bashkohet skuadrës së Los Angeles Clippers.

Clippers janë një nga skuadrat kryesore në garën për titull, dhe ata tashmë po mendojnë edhe për pozitën e qendrës.

Joakim Noah raportohet nga Adrian Wojnarowski i ‘ESPN’ që të jetë lojtari që ka arritur marrëveshje me Clippers.

Noah mbulon pozitën pesë(qendër) dhe shquhet për lojën e tij luftarake dhe defensive.

Clipppers akoma nuk kanë zyrtarizuar transferimin e francezit, por thuhet se marrëveshja tashmë është arritur. Lojtari pritet t’i bashkohet skuadrës gjatë javës tjetër.

Më herët një transferim kanë kryer edhe rivalët e Clippers, Lakers, të cilët kanë nënshkruar me Dion Waiters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat