Vëllaznimi nuk ndalet

Basketboll

Vëllaznimi nuk ndalet

Më: 7 mars 2020 Në ora: 10:24
Vëllaznimi nuk ndalet

Vëllaznimi nga Gjakova ka vazhduar me fitore në Ligën e Parë, duke mundur në udhëtim New Basket me rezultat 56:75 (13:11, 14:27, 11:21, 18:16). Kjo ishte fitorja e 12-të për skuadrën kuqezi në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në këtë rang garash. Ndërkohë, New Basket ka dy fitore dhe 10 humbje.

Vushtrria ka mundur Dritën me rezultat 65:48 (15:21, 15:10, 17:3, 18:14). Vushtrriasit kanë pesë fitore dhe shtatë humbje, derisa gjilanasit pesë fitore dhe gjashtë humbje.

AS ka shënuar fitore ndaj Marigona Hill Prishtinës me rezultat 104:84 (26:20, 25:18, 28:17, 25:29). AS Prishtina ndodhet në vendin e dytë me tetë fitore dhe dy humbje, kurse Marigona Hill ka pesë fitore dhe shtatë humbje.

Në ndeshjen e fundit të kësaj xhiro, Prishtina e Re ka mundur Borean në udhëtim 57:70 (13:20, 16:14, 21:18, 7:18). Borea ka një fitore dhe 11 humbje, kurse Prishtina e Re shtatë fitore dhe katër humbje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat