Lakers triumfojnë në derbin e Los Angeles, James e Davies të jashtëzakonshëm

Basketboll

Lakers triumfojnë në derbin e Los Angeles, James e Davies të jashtëzakonshëm

Më: 8 mars 2020 Në ora: 23:49
Foto

Los Angeles Lakers ka triumfuar në derbin ndaj Clippers me rezultat 112:103.

Derbi i zhvilluar në ‘Staples Center’, i takoi Lakers që treguan forcën e tyre duke mposhtur dy konkurrentët kryesorë për titullin brenda dy ditëve (Clippers dhe Bucks).

Pavarësisht se pjesa e parë i takoi Clippers, në çerekun e tretë dhe të katërt, Lakers të udhëhequr nga LeBron James e Anthony Davies morën fitoren në fund.

Davies e përfundoi ndeshjen me 30 pikë e tetë kërcime, kurse ‘Mbreti’ me 28 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime.

Te Clippers më të dalluarit ishin Paul George me 31 pikë dhe Kawhi Leonard me 28 sosh.

Lakers blindojnë pozitën e parë me rekord 49-13, kurse Clippers në pozitën e dytë 43-20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat