NBA fton të gjitha skuadrat në takim, diskutohet për Coronavirus – ndeshjet mund të luhen pa publik

Basketboll

NBA fton të gjitha skuadrat në takim, diskutohet për Coronavirus – ndeshjet mund të luhen pa publik

Më: 9 mars 2020 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Coronavirusi po afekton edhe ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

NBA, në kuadër të luftës kundër shpërndarjes së Coronavirusit, ka vendosur t’i ftojë në takim drejtuesit e të gjitha skuadrave.

Adrian Wojnarowski njofton se shqetësimet po rriten dhe drejtuesit e NBA duan të diskutojnë për hapat e ardhshëm që duhet marrë, për të luftuar përhapjen e virusit.

Ekzekutivi i NBA mund të marrë vendime drastike për ligën, përfshirë atë që ndeshjet të luhen vetëm me personelin esencial të skuadrave.

NBA ka kërkuar që skuadrat të përgatiten për të ekzekutuar një vendim të tillë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i NBA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat