Ilievski largohet nga Rahoveci, Bujar Loci merr drejtimin e skuadrës

Basketboll

Ilievski largohet nga Rahoveci, Bujar Loci merr drejtimin e skuadrës

Më: 11 mars 2020 Në ora: 16:07
Marjan Ilievski, Bujar Loci

KB Rahoveci ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Marjan Ilievski.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi rahovecian, në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook”..

“Përkundër se i plotësuam kërkesat dhe kushtet që i kërkoi, fati s’ishte me të në këtë aventurë, andaj edhe vendosi ta mbyll këtu”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Rahovecit.

Ja njoftimi i plotë:

Largohet Marjan Ilievski, rikthehet Bujar Loci ?

Synonim një rrugëtim më të gjatë së bashku, por udhët tona ndahen këtu. Jo pse ne kemi vendosur ta bëjmë një gjë të tillë, por se këtë e kërkoi vet Ilievski. ?

Përkundër se i plotësuam kërkesat dhe kushtet që i kërkoi, fati s'ishte me të në këtë aventurë, andaj edhe vendosi ta mbyll këtu.

Secili që në njëfarë forme apo tjetrën kontribuon për klubin tonë, mbetet pjesë e nesh, kësisoj e falenderojmë për gjithë mundin e tij për të shënuar sukses. ?

Bujar Loci ndërkaq është vendosur si pasuesi më i mirë i tij. Loci për dy vite, me kapacitete edhe më të vogla në kualitet arriti që ta dërgonte skuadrën tonë dy herë në finale, me shpresën se e treta dhe e vërteta të bëhen realitet këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat