Një lojtar i Real Madridit me koronavirus

Basketboll

Një lojtar i Real Madridit me koronavirus

Më: 12 mars 2020 Në ora: 14:39
Foto

Real Madridi ka dërguar gjithë anëtarët e skuadrave të futbollit dhe basketbollit në shtëpi në izolim pasi një nga basketbollistët e klubit ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan gazeta spanjolle “El Mundo” të enjten.

Real Madridi, që është paraparë të luajë të premten me Eibarin pa shikues, ka anuluar gjitha angazhimet mediale para ndeshjes për të parandaluar përhapjen e virusit.


"Real Madridi njofton se një lojtar i skuadrës sonë të basketbollit është testuar pozitiv pasi i është nënshtruar testeve për koronavirusin COVID-19. Nga tash, klubi ka ndjekur rekomandimet duke futur në karantinë skuadrat e basketbollit dhe të futbollit, pasi dy skuadrat ndajnë infrastrukturën e njëjtë në kompleksin stërvitor të klubit. Ne po ashtu kemi vendosur të mbyllim fushën tonë stërvitore dhe kemi rekomanduar gjithë stafin që punojnë në kompleks të mbesin në karantinë", është thënë në komunikatë të Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat