Çfarë kërkon FBK?

Basketboll

Çfarë kërkon FBK?

Më: 12 mars 2020 Në ora: 15:40
Çfarë kërkon FBK?

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) kërkon nga të gjithë anëtarët e saj (klubet/shkollat/shoqatat) që të bashkëpunojnë ngushtë me drejtorititë e sportit në komunat e tyre përkatëse për dezinfektimin e zhveshtoreve dhe hapësirave të tjera për rreth në mënyrë që higjiena e objekteve sportive të jetë në nivelin e kërkuar duke marr parasysh rëndësinë e shëndetit të sportistëve dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në një ndeshje basketbolli.

Gjithashtu Federata e Basketbollit të Kosovës kërkon nga të gjitha klubet e saj, në të dyja konkurrencat dhe në të gjitha gjeneratat që të evitojnë përshëndetjen me duar para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Të gjitha këto janë masa mbrojtëse ndaj koronavirusit COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat