Skuadra e Superligës së Kosovës rrezikon të tërhiqet nga garat? Shkak lojtarët e huaj

Basketboll

Skuadra e Superligës së Kosovës rrezikon të tërhiqet nga garat? Shkak lojtarët e huaj

Më: 12 mars 2020 Në ora: 18:44
Skuadra e Superligës së Kosovës rrezikon të tërhiqet nga garat? Shkak lojtarët e huaj

Skuadra e Feronikelit në basketboll është në telashe serioze pas përhapjes së pandemisë, koronavirus.

‘Asistionline’ jo zyrtarisht ka mësuar nga burime afër klubit nga Drenasi, se lojtarët e huaj të skuadrës kanë paralajmëruar se do t’i bojkotojnë stërvitjet e ekipit nga tash e tutje, shkaku i virusit që këto ditë ka përshkruar mbarë botën.

Sipas të njëjtave burime, shkaku i këtyre telasheve skuadra e Feronikelit po e mendon serozisht tërheqjen nga garat e mëtutjeshme dhe me shumë gjasa ekipi ‘industrialistë’ nuk do t’i vazhdojë më garat në elitën e basketbollit.

Mbetet të shihet në vijim, se cili do të jetë fati i skuadrës së Feronikelit në Superligë të Basketbollit, garë e cila janë debutues pikërisht sivjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat