Trepça e pret Bashkimin

Basketboll

Trepça e pret Bashkimin

Më: 13 mars 2020 Në ora: 12:24
Trepça e pret Bashkimin

Java e 16-të e Superligës së Femrave do të sjellë disa ndeshje interesante.

Takimi i parë është ndërmjet Penzës dhe Kastriotit, ku vashat pejane janë në vendin e tretë me nëntë fitore dhe gjashtë humbje, derisa vashat ferizajase kanë dy fitore dhe 13 humbje.

Të dielën, Trepça e pret Bashkimin. Skuadra mitrovicase ka pesë fitore dhe 10 humbje, kurse ajo prizrenase është në vendin e parë me 14 fitore dhe një humbje.

Dueli i fundit është në mes Mabetex Prishtinës dhe Vëllaznimit. Prishtina ka 13 fitore dhe dy humbje, derisa skuadra kuqezi dy fitore dhe 13 humbje.

Superliga e Femrave - Java 16

E premte

17:00 Penza - Kastrioti

E diel

13:00 Trepça - Bashkimi

14:30 Mabetex Prishtina - Vëllaznimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat