Bordi i FBK-së pezullon që nga sot garat e 11 ligave të kategorive të reja 

Basketboll

Bordi i FBK-së pezullon që nga sot garat e 11 ligave të kategorive të reja 

Më: 13 mars 2020 Në ora: 13:15
Bordi i FBK-së pezullon që nga sot garat e 11 ligave të kategorive të reja 

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) me propozim të Komesarit të Garave të FBK-së, konform Statutit dhe Rregullores së Garave të FBK-së ka marr vendim që të pezullohen të gjitha garat e basketbollit tek gjeneratat e reja (11 liga), prej U12 deri në U18 (në të dyja konkurrencat) përderisa të ketë pezullim të mësimit, vendim ky i marr tashmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

I njëjti vendim duhet ti inkurajojë të gjitha klubet e gjeneratave të reja dhe shkollat e basketbollit, prindërit dhe fëmijët për të pezulluar veprimtarinë e tyre deri në një vendim tjetër.

Një vendim i tillë i FBK-së ka qenë i detyrueshëm për shkak të frikës nga koronavirusi Covid-19, që tashmë është përhapur edhe në vendet tona fqinje.

Ky vendim hyn në fuqi sot dhe mbetet si i tillë deri në një vendim të ri të Bordit të FBK-së, njofton Arben Fetahu, kryetar i FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat