​Federata e Basketbollit e Kosovës pezullon të gjitha aktivitetet sportive - Bota Sot
​Federata e Basketbollit e Kosovës pezullon të gjitha aktivitetet sportive

Basketboll

​Federata e Basketbollit e Kosovës pezullon të gjitha aktivitetet sportive

Më: 13 mars 2020 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) duke iu referuar Vendimit të Qeverisë së Kosovës të marrë në mbledhjen e sotme, njofton të gjithë anëtarët e saj, klubet e Superligës së Kosovës, Superligës së Femrave, Ligës së Parë të Meshkujve, Ligës së Parë të Femrave, Ligës së Dytë të Meshkujve dhe të gjitha klubet e ligave të kategorive të reja, se aktivitetet sportive, duke përfshirë këtu ndeshjet e basketbollit, janë pezulluar.

Federata e Basketbollit e Kosovës këshillon të gjithë basketbolldashësit që t’ju përmbahen rregullave të vendimeve të Qeverisë së Kosovës dhe urojmë që të kthehemi sa më shpejtë në terrenet sportive për ti mbushur palestrat tona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat