I frikshëm, sekondat më të vështirë të jetës - Bota Sot
I frikshëm, sekondat më të vështirë të jetës

Basketboll

I frikshëm, sekondat më të vështirë të jetës

Më: 17 mars 2020 Në ora: 17:13
I frikshëm, sekondat më të vështirë të jetës

Ylli i NBA-së, Donovan Mitchell, ka folur në lidhje me koronavirusin. Ai është prekur nga ky virus, por basketbollisti i Utah Jazz ka theksuar se pjesa më e keqe e daljes pozitive nga COVID-19 është se nuk ka simptoma dhe mund ta kalojë te të tjerët.

“Nuk shfaq simptoma, mund të ecë përgjatë rrugës pa problem dhe nëse nuk do ta dinit se jam i sëmurë nuk do ta kuptonit. Mendoj se pjesa më e frikshme e këtij virusi është që mund të dukesh se je mirë, por mund të ia kalosh atyre që ke në shtëpi”.

23-vjeçari tregon se sa shumë e vuajti momentin kur e kuptoi se ishte prekur nga virusi.

“Jam mirë, mendoj se mund të luaj shtatë ndeshje radhazi. Momenti më i vështirë ishte kur e mësova se jam i prekur, për 15 sekonda u hutova krejtësisht dhe mendoj se ishin sekondat më të vështira të jetës. Sytë më lotuan, por më vjen mirë që ja hodha”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat