Dhjetëra sportistë amerikanë preken nga koronavirusi - Bota Sot
Dhjetëra sportistë amerikanë preken nga koronavirusi

Basketboll

Dhjetëra sportistë amerikanë preken nga koronavirusi

Më: 18 mars 2020 Në ora: 15:19
Dhjetëra sportistë amerikanë preken nga koronavirusi

Virusi COVID-19 i ka prekur tashmë dhjetëra lojtarë në sporte të ndryshme në SHBA, ku janë ndalur aktivitetet sportive për së paku 8 javë

Sporti amerikan është prekur nga koronavirusi.

Dhjetëra lojtarë të sporteve të ndryshme tashmë janë prekur nga virusi COVID-19.

Siç dihet, shtatë basketbollistë të NBA-së kanë rezultuar pozitivë në testet që i kanë bërë.

Bëhet fjalë për basketbollistët e Utah Jazz, Donovan Mitchell e Rudy Gobert, pastaj Christian Wood i Detroit Pistons dhe katër lojtarë të Brooklyn Nets, përfshirë këtu edhe Kevin Durant.

Gjithashtu, me koronavirus janë prekur edhe dy lojtarë të bejsbollit, të cilët luajnë në ekipin New York Yankees.

Ndër të tjera, edhe njëri prej lojtarëve të ekipit Ottawa Senators në hokej në akull, ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Kampionati Nacional i Hokejit e ka suspenduar kampionatin gjashtë ditë më parë.

Gjithashtu edhe NBA dhe 50 evente të tjera sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pushojnë deri në 8 javë.

Koronavirusi e kishte prekur paraprakisht edhe sportin evropian.

Dhjetëra sportistë, mbi të gjitha futbollistë janë duke u trajtuar pasi janë infektuar me koronavirus.

Sporti evropian është paralizuar i tëri dhe do të pushojë deri në muajin maj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat