Durant pozitiv

Basketboll

Durant pozitiv

Më: 18 mars 2020 Në ora: 16:13
Durant pozitiv

Pas lajmit se 4 lojtarë të skuadrës së Brooklyn Nets kanë dalë pozitiv me coronavirus, mes tyre edhe Kevin Durant, skuadra e Lakers ka vendosur të hyjë në karantinë. Lakers luajtën më 10 mars ndaj Brooklyn, pak ditë para se kampionati të ndërpritej.

Për pasojë, nga frika e infkektimit me virusin vdekjeprurës, të gjithë lojtarët e Lakers kanë hyrë në karantinë. Ndërkohë që lojtarët kanë kryer edhe testet dhe janë në pritje të rezultateve.

Pas pezullimit të NBA-së lojtarët e ekipit kalifornian stërviteshin një e nga një na palestër, por tashmë edhe kjo stërvitje është anulluar.

Tashmë të gjithë lojtarët e Lakers janë në vetizolim në shtëpitë e tyre dhe e kanë paguar vetë testin, duke parë se në Kaliforni është vendosur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të coronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat