Ylli i Lakers mbështet Durant, pasi ky i fundit u prek me koronavirus

Basketboll

Ylli i Lakers mbështet Durant, pasi ky i fundit u prek me koronavirus

Më: 20 mars 2020 Në ora: 23:50
Lojtarët e NBA kanë filluar t’i dalin në përkrahje Kevin Durant

Lojtarët e NBA kanë filluar t’i dalin në përkrahje Kevin Durant.

Durant së fundmi është konfirmuar si pozitiv në testet e koronavirusit, në mesin e katër lojtarëve të Brooklyn Nets që dolën pozitivë.

Pas kësaj situate, në përkrahje morale lojtarit i ka dalë ylli i Los Angeles Lakers, Quinn Cook.

“Ai thjesht po inkurajon distancimin shoqëror, duke qëndruar brenda dhe nuk po i ekspozon të tjerët ndaj virusit” ka thënë Cook.

“Ai po përdorë platformën e tij për të rritur vetëdijen dhe kjo është e guximshme. Ai është mirë. Është lloji i djalit që është” ka thënë tutje fundori i Lakers.

Në mesin e basketbollistëve të tjerë të prekur me Covid-19  janë edhe Rudy Gobert e Donovan Mitchell, që ishin dy të parët në NBA që u infektuan me këtë virus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat