Ylli i Lakers, Anthony Davis, ka bërë një gjest të madh.
Anëtari i Lakers është kujdesur që të paguajë ushqimin për të gjithë punonjësit e fushës shëndetësore në Los Angeles.
Davis ka dhënë donacion 250 mijë dollarë, për të paguar ushqimin për punonjësit shëndetësorë të LA.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Mark Medina nga ‘USA Today’.
Davis kështu i bashkohet disa sportistëve të tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre, në luftën kundër Covid19. Sigurisht, gjesti i Davis shkon në formë falënderimi për të gjithë heronjtë ‘mantelbardhë’.