25 milion dollarë në luftë kundër koronavirusi

Basketboll

25 milion dollarë në luftë kundër koronavirusi

Më: 28 mars 2020 Në ora: 13:43
25 milion dollarë në luftë kundër koronavirusi

Virusi “Covid 19” ka bërë një dëm të madh në botën e sportit, ashtu që edhe të pasurit janë inkuadruar në luftë kundër krizës së madhe me pandeminë. Mes tyre është edhe pronari i Los Anxhelos Klipers dhe ish drejtori i Majkrosoftit, Stiv Ballmer, i cili dhuroi 25 milionë dollarë në luftë kundër koronavirusit.

Të hollat do të shpërndahen në Sietëll, Los Anxhelos dhe Miçigen, ndërsa 10 mln dollarë do të dedikohen për Universitenin në Uashington, i cili është duke punuar në vaksinën për “Covid 19”.

Ndryshe, pasuria e Ballmerit, sipas Forbs-it, vlerësohet në 57.3 miliardë dollarë.

Ditë më parë, Stiv Ballmer bleu shtëpinë e vjetër të Los Anxhelos Lejkersit, ku planifikon të ndërtojë palestrën për Los Anxhelos Klipers, në vlerë prej 400 mln dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat