Ylli i NBA shërohet nga koronavirusi

Basketboll

Ylli i NBA shërohet nga koronavirusi

Më: 30 mars 2020 Në ora: 08:16
Ylli i Boston Celtics, Marcus Smart

Ylli i Boston Celtics, Marcus Smart, i cili testoi pozitiv për COVID-19 dy javë më parë, është shëruar plotësisht, njoftoi ai të delën pas mesnate në rrjetet sociale.

“I lirë nga korona që nga dy ditë më parë. Shëruar nga Dempartamenti i Shëndetsisë”, shkroi Smart në Twitter.

“Faleminderit për mendimet dhe lutjet e të gjithëve dhe unë po bëj të njëjtën gjë për të gjithë që janë prekur nga kjo. Qëndroni të sigurt dhe rrini së bashku. Shumë dashuri!”.

Kujtojmë se edhe Rudy Gobert e Donovan Mitchell janë shëruar, pasi Gobert ishte lojtari i parë i NBA që rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat