Shpërndau video nacionaliste kundër shqiptarëve, Doncic kërkon falje - Bota Sot
Shpërndau video nacionaliste kundër shqiptarëve, Doncic kërkon falje

Basketboll

Shpërndau video nacionaliste kundër shqiptarëve, Doncic kërkon falje

Më: 1 prill 2020 Në ora: 09:01
Luka Doncic

Ylli i NBA, Luka Doncic ka kërkuar falje pasi ka shpërndarë një video nacionaliste të serbëve, të cilët këndonin kundër shqiptarëve.

Vetë-izolimi për basketbollistin e Dallas Mavericks duket se nuk po i bën mirë atij.

Doncic gjatë mesnatës shpërndau një video në Twitter në të cilin disa serbë këndonin: ”Vritni, vritni shqiptarët”.

Gjuha e urrejtjes e shpërndarë nga ai u kritikua shumë, sidomos nga fansat e tij shqiptarë.

Reagimi nuk vonoi. Përveç që fshiu videon, ai bëri edhe një reagim kërkim-falje.

”Më vjen keq për videon që e kam postuar. Nuk i pashë fjalët e këqija. Nuk do të shpërndaja kurrë diçka të tillë”, shkroi ylli i ri slloven në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat