Ky njeri që postoi videon ku shaheshin shqiptarët, ja çfarë e ka nënën - Bota Sot
Ky njeri që postoi videon ku shaheshin shqiptarët, ja çfarë e ka nënën

Basketboll

Ky njeri që postoi videon ku shaheshin shqiptarët, ja çfarë e ka nënën

Më: 1 prill 2020 Në ora: 16:33
Ky njeri që postoi videon ku shaheshin shqiptarët, ja çfarë e ka nënën

Pasi postoi një video me thirrje raciste ndaj shqiptarëve, ylli i NBA dhe Dallas Mavericks, Luka Donçiç, e fshiu videon, kërkoi falje, si dhe i shkroi për t’i kërkuar falje shqiptarit që ia bëri të ditur se në video kishte thirrje raciste.

Donçiç e shpërndau këtë postim, duke shtuar dy emotikone duke qeshur mbi video. Megjithatë, reagimet e shumta, ndër të cilat edhe ajo e shqiptarit Deni Hoxha, ndaj këtij postimi ia bënë të qartë Donçiçit se në video kishte thirrje raciste ndaj Kosovës, si “Kush nuk kërcen, është shqiptar” dhe “Vritni shqiptarët”.

Pas kësaj, basketbollisti reagoi shpejt duke e fshirë videon dhe duke kërkuar falje.

“Më vjen keq për videon që e postova. Nuk i pashë fjalët e këqija. Nuk do të shpërndaja kurrë diçka të atillë”, shkroi Donçiç.kombëtar të Sllovenisë.

Nëna e Donçiçit është sllovene, ndërsa babai i tij është gjithashtu slloven me prejardhje serbe. Donçiç e përfaqëson ekipin kombëtar të Sllovenisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat