Blerim Krasniqi jep opinionin e tij për basketbollin e Kosovës.

Basketboll

Blerim Krasniqi jep opinionin e tij për basketbollin e Kosovës.

Nga: K. G. Më: 1 prill 2020 Në ora: 16:47
Blerim Krasniqi jep opinionin e tij për basketbollin e Kosovës.

Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, flet për zhvillimet e fundit të basketbollit. Ai jep opinionin e tij.

“Në situatën e tanishme, të gjendjes me këtë virus vrasës dhe të paparë gjer me tani. Vendimet i FBK-së për ndërprerjen e kampionatit në basketboll (në dy konkurrencat e Superligës) mu duk pakës sa i ngutshëm?. Dhe është dashtë të ketë analiza ma detajore, si dhe konsulta me ekspertët e lëmisë perkatëse. Për t’u marrë vendimi definitiv.(Ndërprerja e kampionatit). Mendoj se është nevojitur të shikohet se si do të reagoijnë vendet në regjione dhe njëkohësisht, se si do zhvillohet situata me korona-virusin, në vendin tonë.
Ne që jemi shumë vite në sport, ndërprerja e aktiviteteve sportive, stërvitjeve, garave, është shumë e dëmshme apo e pariparueshme për sportistë.
Në Premier Leaguen angleze po shikohet në çdo mënyrë që kampionati të vazhdojë. Dhe vetëm po hulumtohen si dhe analizohen mënyrat dhe mundësitë, se si te organizohet vazhdimi i kampionatit.

Mos të ketë moskuptime, dhe unë jam shumë pro preventivave e marra dhe respektimit, gjer në maksimum, të disiplinës në rekomandimet që kanë të bëjnë me luftimin e Korona viruesit. Si dhe shëndeti i sportistëve dhe punëtorëve sportiv, është në rend të parë dhe i pakalueshëm.

Por për marrjen e vendimit përfundimtar dhe definitiv te kampionatit mendoj se është dashtë të pritet edhe disa ditë apo javë dhe pastaj të mrrret ky vendimi.
Ka qenë një mundësi, që kampionati të vazhdojë (varësisht si do zhvillohet situata) në verë, dhe të përfundojë në mbarim të vjeshtës.

Këtë mundësi po e analizojnë dhe vendet që kanë shumë më tepër përhapje të virusit te ta, si dhe angazhime ne ligat e tyre nacionale, dhe te ligave Europiane”, shpreh opinionin e hapur të tij, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat