Disa ndryshime në rregullat e basketbollit - Bota Sot
Disa ndryshime në rregullat e basketbollit

Basketboll

Disa ndryshime në rregullat e basketbollit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 09:40
Ilustrim

Nga 1 tetori i këtij viti do të ketë disa ndryshime në rregullat e basketbollit.

FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve, Faton Kurshumlija, ka njoftuar se, deri para fillimit të kampionatit 2020-2021 të njëjtat do t’i gjeni në gjuhën shqipe, kurse klubet dhe gjyqtarët janë njoftuar për këto ndryshime në gjuhën angleze.

Për shkak të pandemisë Covid-19, garat në Superligën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve dhe femrave janë ndërprerë, derisa nuk do të ketë kampion për edicionin 2019-2020.

Ndërkohë, FIBA ditë më parë u ka dërguar të gjitha Federatave Nacionale, planin se si gjyqtarët e basketbollit të stërvitin në shtëpi, në mënyrë që të mbajnë trupin në formë dhe të respektojnë rregullat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat