Edmond Azemi tregon nëse i ka dhënë fund karrierës

Basketboll

Edmond Azemi tregon nëse i ka dhënë fund karrierës

Më: 7 prill 2020 Në ora: 19:38
Edmond Azemi

Ikona e Prishtinës, por edhe e basketbollit Kosovar, Edmond Azemi, ashtu sikur edhye të gjithë të tjerët, është duke qëndruar në karantinë, për shkak të koronavirusit.

Federata e Basketbollit e Kosovës tashmë ka vendosur që kampionati i sivjetmë të anulohet, por ai ishte ky kampionati i fundit për Edon.

Në një bisedë, ai ka  treguar se nuk e ka menduar pensionimin, aq më pak në këtë mënyrë.

“Për shkak të pandemisë kampionati është anuluar dhe nuk dihet sa të do të zgjasë kjo situatë. Sidoqoftë, unë shpresoj të kaloj sa më shpejt dhe t;i kthehemi nomralitetit”, ka thënë Azemi.

“Sa i përket përfundimit të karrierës, diçka e tillë edhe më tutje nuk është në planet e mia. Jam shumë mirë me shëndet, nuk kam ndonjë lëndim që më pengon të luaj dhe besoj se do të jem aktiv edhe në kampionatin e ardhshëm”, ka shtuar Edo, i cili së shpejti do të jetë 40 vjeç.

“Unë edhe në këtë kohë po stërvitem individualisht, po punoj rregullisht dhe kur të stabilizohen gjërat, do të flas me zyrtarët e klubit dhe besoj që që edhe në kampionatin e ardhshëm do të luaj, sepse liga nuk është shumë e fortë dhe nuk shoh asnjë problem të vazhdoj”, ka theksuar kapiteni legjendar i Prishtinës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat